Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1- 6m/sek n përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8m/sek.