Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkure vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, falë kalimit të një fronti të ftohtë.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me alternime vranësirash deri te dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në bregdetin jugor. Reshje bore në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2 – 8m/s, pergjate vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi dhe bëhett intensive dhe problematike 14-20m/sek, në pasdite era kthen veriperendim. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/15 | Re shi |
Kukës | 4/12 | Re shi/bore |
Lezhë | 8/14 | Re shi |
Dibër | 5/15 | Re shi/bore |
Durrës | 11/16 | Re shi |
Tiranë | 10/17 | Re shi |
Elbasan | 10/17 | Re shi |
Berat | 7/18 | Re shi |
Vlorë | 11/16 | Re shi |
Korcë | 3/13 | Re shi/bore |
Gjirokastër | 5/16 | Re shi |
Sarandë | 10/15 | Re shi |