Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare kryesisht në malësitë e qendrës dhe jugut.
Përgjatë vargmaleve të vendit si dhe malësitë e jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara në formën e shtrëngatave e stuhive.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-7m/sek. Deti i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/29 | Diell re |
Kukës | 16/28 | Diell re |
Lezhë | 17/29 | Diell re |
Dibër | 14/26 | Diell re shi dobët |
Durrës | 18/28 | Diell re |
Tiranë | 19/30 | Diell re |
Elbasan | 19/31 | Diell re shi dobët |
Berat | 15/30 | Diell re shi dobët |
Vlorë | 16/28 | Diell re |
Korçë | 13/26 | Diell re shi |
Gjirokastër | 13/29 | Diell re |
Sarandë | 11/28 | Diell re |