Home Aktualitet Parashikimi i motit, 5 gusht 2022

Parashikimi i motit, 5 gusht 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për ditën e sotme vend ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare. Në jug dhe juglindje gjatë orëve më të nxehta të ditës parashikohen vranësira të karakterit të çrregullt.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-6 m/sek, në mesditë në bregdet e përgjatë luginave era fiton shpejtësi deri në 12 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.                  

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/39 Diell
Kukës 17/34 Diell re
Lezhë 26/36 Diell re
Dibër 16/34 Diell re
Durrës 21/38 Diell
Tiranë 23/38 Diell re
Elbasan 22/38 Diell re
Berat 19/38 Diell re
Vlorë 21/35 Diell
Korcë 15/30 Diell re
Gjirokastër 16/37 Diell re
Sarandë 17/34 Diell