Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herë pas hershme me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra por të herë pas hershme në një pjesë të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 4 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/13 | Re pak shi /diell |
Kukës | 4/11 | Re pak shi /diell |
Lezhë | 4/11 | Re pak shi /diell |
Dibër | -1/8 | Re pak shi /diell |
Durrës | 6/15 | Re pak shi /diell |
Tiranë | 5/15 | Re pak shi /diell |
Elbasan | 4/15 | Re pak shi /diell |
Berat | 1/16 | Re pak shi /diell |
Vlorë | 6/16 | Re pak shi /diell |
Korçë | -1/9 | Re pak shi /diell |
Gjirokastër | -2/13 | Re pak shi /diell |
Sarandë | 6/15 | Re pak shi /diell |