Home Aktualitet Parashikimi i motit, 26 janar 2023

Parashikimi i motit, 26 janar 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore  të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe me alternime të pakta kthjellimesh, në zonën e qendrore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësinë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ne juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/9 Re shi
Kukës 2/4 Re diell
Lezhë 8/13 Re shi
Dibër -1/4 Re diell
Durrës 4/11 Re shi
Tiranë 5/13 Re shi
Elbasan 6/13 Re shi
Berat 4/10 Re shi
Vlorë 7/12 Re shi
Korçë 0/5 Re shi/borë
Gjirokastër 4/9 Re shi
Sarandë 7/11 Re shi

 

Previous articleHoroskopi për ditën e sotme, 26 janar 2023
Next articleKëmbimi valutor 26 janar/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e tjera?