Home Aktualitet Parashikimi i motit, 2 mars 2023

Parashikimi i motit, 2 mars 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra dhe të herë pas hershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët kryesisht prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Në mënyrë tepër lokale reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta dhe intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 6-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/16 Diell re / shi
Kukës 4/10 Diell re / shi
Lezhë 7/17 Diell re / shi
Dibër 1/14 Diell re / shi
Durrës 10/19 Diell re / shi
Tiranë 10/19 Diell re  /shi
Elbasan 8/19 Diell re / shi
Berat 7/19 Diell re / shi
Vlorë 8/20 Diell re / shi
Korçë 4/15 Diell re / shi
Gjirokastër 4/18 Diell re / shi
Sarandë 8/19 Diell re / shi
Previous articleHoroskopi për ditën e sotme, 2 mars 2023
Next articleKëmbimi valutor 2 mars/ Çfarë po ndodh sot me euron dhe dollarin?