Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin si pasojë e një situate pasfrontale të kalimi të një fronti të ftohtë.
Moti fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura në relievet malore. Duke filluar prej orëve të mesditës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi dhe behët tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësinë e Tufanit 16-25 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/14 | Diell pak re |
Kukës | 2/10 | Diell re |
Lezhë | 5/14 | Diell pak re |
Dibër | 0/11 | Diell re |
Durrës | 7/16 | Diell pak re |
Tiranë | 6/16 | Diell pak re |
Elbasan | 6/16 | Diell pak re |
Berat | 4/16 | Diell pak re |
Vlorë | 7/16 | Diell pak re |
Korçë | 2/12 | Diell re |
Gjirokastër | 3/16 | Diell pak re |
Sarandë | 6/16 | Diell pak re |