Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për pjesën më të madhe të ditës ndërsa në orët e vona të mbrëmjes pritet kalimi i një fronti të ftohtë.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare dhe të larta ndërsa prej orëve të vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 –9 m/s. Duke filluar nga orët e pasdites era bëhet tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës fillimisht 1-2 më pas 4-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/20 | Diell re |
Kukës | 3/17 | Diell re |
Lezhë | 9/20 | Diell re |
Dibër | 2/17 | Diell re |
Durrës | 9/21 | Diell re |
Tiranë | 7/21 | Diell re |
Elbasan | 5/20 | Diell re |
Berat | 5/22 | Diell re |
Vlorë | 6/22 | Diell re |
Korcë | 3/15 | Diell re |
Gjirokastër | 3/21 | Diell re |
Sarandë | 9/22 | Diell re |