Home Slideri Paralizohet proçesi ALUIZNI-t në Plazh dhe Shkëmbin e Kavajës

Paralizohet proçesi ALUIZNI-t në Plazh dhe Shkëmbin e Kavajës

legalizimetNga Xhevo Gradica /  Vetëm 500 objekte kanë kaluar në hipotekë nga 38 mijë dosje pëer lergalizim të ndërtimerve pa leje

Pronarët që kanë ndërtuar pa leje nga Ura Dajlanit deri tek kufiri administrativ i Durrësit me Kavajën do të duhet të presin edhe shumë muaj apo vite të tjerë për të mësuar për fatin e legalizimit të ndërtimeve që kanë bërë. Punonjësit e ALUIZNI-t në Durrës janë vënë në një situatë të vështirë për të mbyllur çështjet e dosjeve të procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Plazh. Problematika e trashëguar nga ish drejtues të kësaj agjensie dhe një pjesë e administratës së saj kanë lënë pezull shumë dosje duke shtyrë pa afat nisjen e shqyrtimit të tyre. Deri më tani ALUIZNI në Durrës nuk ka marrë në shqyrtim asnjë nga dosjet e ndërtimeve pa leje në zonën e Plazhit duke e lënë pezull procesin në këtë njësi. Realisht procesi ka njohur zbehje në të gjashtë zonat e Durrësit, porn ë këtë të fundit nuk është bërë as edhe përpjekja më e voël për ta future në rrugën e duhur. Drejtoria e kësaj agjensie është detyruar të ndërmarrë disa hapa nisur nga mangësitë e trashëguara nga drejtues pararendës të drejtorisë, hapa që kanë të bëjnë me saktësinë në regjistrim dhe azhornim apo dokumente të tjera të anës teknike e ligjore. Procësi është deklaruar nga deputetë dhe qeveritarë të kohës së do të përmbyllet në 6 muaj por sot rezulton se nuk është kryer as 7-8 përqind e punës, ndonëse kanë kaluar 7-8 vite nga koha e startimit të procesit.

Paralizimi

Zona numër 6 e cila përshinë sipërfaqen nga Ura e Dajlanit deri në vendin e quajtur Përroi i Agait, në kufi me Kavajën, është parcela e fundit nga gjashtë zonat e Durrësit dhe më problematike. Ecuria në terren ka qenë në ritmet e duhura ndërsa ka ngecur çështja në çastet e shqyrtimit të dosjeve për të marrë miratimin nga komisioni përkatës në qark. Matjet, verefikimet e deklarimeve për vërtetësinë e tyre, azhornimin në terren të të dhënave dhe dosjet janë plotësuar etapë pas etape për të ngecur më pas në sirtarët e ALUIZNI-t në Durrës për vite me rradhë. Sipas pohimeve të sigurta Plazhi dhe Shkëmbi i Kavajës janë lënë qëllimisht në fund të të gjithë procesit të dokumentimit të të dhënave për kalimin e dosjeve më pas në drejtorinë e ALUIZNI-t me arsyetime të ndryshme por që realisht kanë pasur në fokus lënien e qëllimtë të hapsirave për vijimin e ndërtimeve jashtë afateve të përcaktuara ligjërisht. Asokohe është thënë se çështja ishte thjeshtë teknike ndonëse ka pasur edhe dyshime të forta. Këto të fundit lidheshin me tentativat e vazdhueshme për të bërë çfarë është e mundur në drejtim të favorizmit të ndërtuesve të veçantë në këtë zonë për të ndërtuar apo lartësuar objektet të cilat më pas do të kishin nevojë për procesin e nisur të legalizimit. Gjithnjë sipas deklarimeve zyrtare në kohës, mësohet se nga Ura e Dajlanit deri tek Përroi Agait janë regjistruar 21.300 objekte në 2300 ha. ALUIZNI ka qëndruar gjithnjë larg dhënies së një shifre të plotë, të qartë dhe përfundimtare për atë që po ndodhte me banesat dhe objektet pa leje në këtë zonë. Plazhi dhe Shkëmbi Kavajës ka një sasi të konsideruar të ndërtimeve legale dhe po aq, ndoshta edhe më shumë, ndërtime pa leje. Këto të fundit janë edhe objekt i procesit të ngecur qëllimisht. Zona numër 6 ka një gjerësi prej afro 100 m deri në 110 m dhe shtrihet nga vija hekurudhës, në të majtë të rrugës Ura Dajlanit-Plepa deri në brezin e rërës. Kjo gjerësi në disa zona është më e ngushtë dhe duket më e zgjeruar. Këtu procesi ndërtimit nuk ka pushuar as në dimër e as në verë, ndërkohë që pareshtuar është ndërtuar që prej 20 vitesh duke shtuar ndjeshëm numrin e objekteve me dhe pa leje. Veç banesave shtëpiake, janë ndërtuar bare, hotele, restorante, kënde argëtimi të hapura e të mbyllura dhe objekte socialkulturore e të tjera lokale shërbimi publike. Plazhi dhe veçanërisht Shkëmbi Kavajës deri në vendin e quajtur Përroi Agait është zonë turistike dhe shumë e lakmuar për ndërtime me efekt zhvillimi turizimi. Kjo është një arsye më shumë që ka shtyrë për vite të tëra marrjen në shqyrtim të zonës 6. Tani banorët thuajse e kanë harruar çështjen e legalizimit dhe kjo vërehet tek numri shumë i papërfillshëm i mandateve të pagesës për dy taksat, atë të ndikimit në infrastrukturë dhe taksës së sipërfaqes së objektit. Çmimi tokës për m2 është ndër më të lartat krahasur me të gjitha zonat. Këtu toka e zënë do të vlerësohet me  28 800 lekë për m2 deri në 30500 lekë për m 2 në varësi të pozicionit, largësisë nga vija e parë e brezit të rërës, pozicioni dhe parcela. ALUIZNI ka mbyllur fazën e miratimit të kalimit të pronësisë me Vendim të Këshillit të Ministrave për më shumë se 11000 objekte të ndërtuara dhe shtesa pa leje. Por shifra edhe nëse do të merret si i vëretë, është pa efekt krahasur me rënien e interesimit qytetar për të paguar detyrimet. Procesi i legalizimit është vlerësuar si proces i vështirë pasi një objekt informal në tregun e pasurive të paluajtshme lypset të kalojë një sërë procedurash teknike dhe ligjore. Vetëm 500 prona janë deklaruar të regjistruara në hipotekën e Durrësit deri në fund të vitit të kaluar, shifër shumë e vogël krahasur me statistikat e ndërtimeve dhe pronave të ndërtuara pa leje. Mësohet se numri i formularëve të shpërndarë është shumë më i madh se sa numri i pagesave të kryera. Në Durrës janë shpërndarë 5800 formularë pagesash dhe janë likuiduar nga subjektet 1500 formularë. Në bashkinë Krujë janë shpërndarë rreth 800 formularë të tillë dhe janë kryer nga qytetarët 350 formularë pagesash. Zona numër 6 është nyje e pazgjidhur edhe pas ndërrimit të kreut të ALUIZNI-t. Çështje jo pak shqetësuese është pamundësia për të përfshirë në procesin e legalizimit të dhjetra ndërtimeve pa leje të ndërtuara në zona të ndaluara si mbi kolektorët e ujrave të zeza, në anë të skarpatave të linjës hekurudhore, në rrezet e ndaluara të nënstacioneve elektrike etj. Abuzimet nga ana e ALUIZNI-t janë të shumta të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin e të dhënave herë pas here. Ligji ka parashikuar afatet për dorëzimin e dokumentacionit dhe mbylljen e dosjeve, por punonjës të kësaj agjensie kanë vepruar edhe jashtë afateve duke i sjellë drejtuesit të ri të agjensisë së ALUIZNI-t pengesa të panumërta.
Zona nr 1 ka 780 ha
        nr 2 ka 377 ha
        nr.3 ka 198 ha
        nr.4 ka 518 ha
        nr.5 ka 244 ha
nr.6 ka 205 ha

Previous articleUrdhër-refuzimi “Për tre Çertifikata Pronësie” do të zbatohet në vitin “2032.”Këtë e konfirmon Zyra.R.P.P.Durrës me Shkresa NR.132/1, Prot, lëshuar “ datë 15.02.2032.” nga Regjistruesi-Z.Bedri Luku!
Next articleA është vrastare e mediave PD-ja në Durrës