Home Rajoni Paralajmëron Vuçiç: Do të ketë pasoja të mëdha nëse nuk lejohet referendumi

Paralajmëron Vuçiç: Do të ketë pasoja të mëdha nëse nuk lejohet referendumi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se do të ketë pasoja të mëdha,në rast se serbëve në Kosovë nuk do t’iu lejohet të votojnë për referendumin e Serbisë.

“Është shumë më e rrezikshme që po përgatiten për referendumin, e kjo është që të mos lejohen serbët të votojnë. Kjo do të shkaktojë pasoja të gjera. Pasojat do të jenë shumë më të rënda dhe më të gjera sesa shqiptarët dhe QUINT-i e imagjinojnë për momentin. Të respektojmë marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është rënë dakord paraprakisht,-u shpreh Vuçiç.