Home Bota Paralajmëron Putin: S’do të ndalemi, ja kë do bombardojmë

Paralajmëron Putin: S’do të ndalemi, ja kë do bombardojmë

Qeveria ukrainase denoncoi se në tetë sulmet e fundit ruse jan përdorur më shumë se një mijë raketa për të shkatërruar strukturat energjitike të vendit.

“Këto sulme përfaqësojnë goditjen më të madhe ndaj rrjetit elektrik që njerëzimi ka parë ndonjëherë”, thanë ata.

Si duket presidenti rus s’ka ndërmend të ndalet pasi paralajmëroi se ata do të vijojnë të bombardojnë infrastrukturat energjitike në Ukrainës.

Putin tha se ishte Kievi ai që goditi i pari infrastrukturën, prandaj dhe ata do bombardojnë edhe më shumë qytetin dhe infrastrukturat e tyre.

“Forcat ruse do të vazhdojnë të synojnë infrastrukturën në Ukrainë. Kiev ishte i pari që goditi infrastrukturën, siç është ura e Krimesë”, tha Putin.

Previous articleMori 131 mijë euro ryshfet për të favorizuar kompaninë italiane, arrestohet ish-drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE
Next articleNjë tjetër humbje jete në Katar 2022, pankarta ngacmuese ndaj Infantinos: Kompesoni familjet e viktimave