Home Kosova Paralajmërimi i fortë nga analisti: Me apo pa Asociacion, veriu i Kosovës...

Paralajmërimi i fortë nga analisti: Me apo pa Asociacion, veriu i Kosovës është në rrezik

Analisti Visar Xhani paralajmëron se veriu i Kosovës është i rrezikuar, pavarësisht faktit nëse formohet apo jo Asosacioni i komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Euronews Albania, Xhani u shpreh se Serbia nuk është e interesuar për Asosacionin, por kërkon tensione në veri.

“I gjithë problemi është që Serbia, me vullnetin e saj, e ka larguar prej tavolinës themelimin e Asosacionit. Asosacioni, sipas sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, nuk gëzon të drejta ekzekutive dhe nuk i kanë të pritshme. Ata më shumë janë duke provuar të ngrejnë tension dhe të bëjnë retorikë.

Nuk duhet parë shumë në aspektin se, nëse krijohet Asosacioni, do të jetë i rrezikshëm. Ne duhet të kuptojmë që procesi në Veriun e Kosovës është i rrezikshëm, si me Asosacion, si pa Asosacion”, theksoi ai.

Previous articleGazetari zbardh episodin e panjohur: Si e ‘rrëmbeu’ Garda Fatos Nanon në shtator 98′ kur Kryeministria u sulmua me tanke
Next articleVjen në jetë bebja ‘gjigante’ në Brazil, peshonte plot 7.3 kg! Veshjet që kishin marrë ishin të vogla, spitali mbledh fonde