Home Sociale Paradoksi/ Në zyrën e punës 211 punëkërkues, biznesi në Kukës ankohet për...

Paradoksi/ Në zyrën e punës 211 punëkërkues, biznesi në Kukës ankohet për punëtorë! Pronari i hotelit: Të rinjtë kanë ikur jashtë!

Mungesa e fuqisë punëtore e sidomos e të rinjve është kthyer në shqetësimin për sipërmarrësit në qytetin e Kukësit të cilët janë në kërkim të punëtorëve për fasoneri, bark-kafe e markete. Petrit Lleshi, bashkë me familjen administron një hotel në qendër të qytetit. Ai tha se nga 10 kamariere janë larguar në emigrim gjatë këtij viti.

“Rinia nuk është e interesuar për të qëndruar këtu, vrapojnë për të ikur jashtë shtetit. Mbi 10 kameriere që kanë punuar këtu, kanë ikur në Angli e Gjermani. Shkak janë pagat e ulëta, me 50 mijë lek në muaj, nuk përballohet jetesa”, tha Lleshi.

Ndërsa, për shoqatën “Biznesi për Biznesin” emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtore jo vetëm në Kukës por në të gjithë vendin janë pasoja të politikave të gabuara të qeverisjes.

“Prej kohësh ka mungesë për potencial njerëzor. Kushtet e punës dhe pagat e ulëta janë pasojë e kësaj situate”, u shpreh Sokol Kolgjini kryetar i shoqatës “Biznesi për Biznesin”.

Bizneset ankohen se nuk ka punëtorë, por për paradoks në Zyrën e Punës në Kukës aktualisht janë të regjistruar 211 punëkërkues. Drejtori i Zyrës së Punës në Kukës, Shani Kastrati tha në një bisede telefonike se “punëkërkuesit në shumë raste janë pa profesione ose gra në moshë mbi 50-vjeç”. Sipas tij nuk përputhet kërkesa me ofertat në tregun e punës”.

Previous articleElon Musk prezanton robotin humanoid Optimus, roboti ujit lule e ngre pesha: Do zëvendësojë njeriun
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 3 tetor 2022