Home Bota Papa i beson kardinalit italian misionin e paqes në Ukrainë

Papa i beson kardinalit italian misionin e paqes në Ukrainë

Papa Françesku i ka kërkuar kardinalit Matteo Zuppi, të kryejë një mision paqeje në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha Vatikani të shtunën.

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë ka konfirmuar se Papa Françesku i ka besuar kardinalit Matteo Zuppi një mision për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve në konfliktin në Ukrainë.

Konfirmimi i misionit erdhi të shtunën në mbrëmje, më 20 maj, kur iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, deklaroi: “Mund të konfirmoj se Papa Françesku i ka besuar Kardinalit Matteo Zuppi, Kryepeshkop i Bolonjës dhe President i Konferencës së Ipeshkvijve Italianë, me përgjegjësinë për të udhëhequr një mision, në marrëveshje me Sekretariatin e Shtetit, që kontribuon në zbutjen e tensioneve në konfliktin e Ukrainës, me shpresën se kjo mund të iniciojë rrugë paqeje, diçka që nuk braktiset kurrë nga Ati i Shenjtë”.

Previous article​Kurti: Masat ekonomike rriten punësimin, për 21 muaj u punësuan 37.350 persona
Next articlePër një mendje të fortë e të shëndetshme sa ujë duhet të pini?