Home Bota Panik në ajër/ Pasagjeri hap derën e avionit gjatë fluturimit

Panik në ajër/ Pasagjeri hap derën e avionit gjatë fluturimit

Një burrë është arrestuar pasi hapi derën e urgjencës së një fluturimi të Asiana Airlines teksa avioni po ulej në Korenë e Jugut. Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, i cili përfundoi në mënyrë të suksesshme, por me derën e tij ende të hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu. Disa pasagjerëve u ranë të fikët, ndërsa të tjerë kishin probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportojnë mediat lokale. Personi përegjegjës për këtë, rreth të 30-ave, u arrestua pas uljes së avionit.

Fluturimi OZ8124, një avion Airbus A321-200, ishte nisur nga ishulli Jeju të premten rreth orës 11:45.Ndërsa po ulej rreth një orë më vonë, një pasagjer mashkull hapi derën e urgjencës ndërsa avioni ishte ende 250 metra nga toka. Videoja e një pasagjeri të shpërndarë në mediat sociale tregon boshllëkun në anën e majtë të avionit dhe erërat që godasin rreshtat e pasagjerëve të ulur.

Stjuardesat nuk kishin mundur ta ndalonin sepse avioni ishte gati të ulej, treguan dëshmitarët për mediat lokale. Ata thanë se burri kishte tentuar gjithashtu të hidhej nga avioni pasi kishte hapur derën. “Ishte kaos me njerëzit afër derës që dukej se u ra të fikët një nga një dhe stjuardesat që thërrisnin mjekët në bord përmes transmetimit,” tha një pasagjer 44-vjeçar për Yonhap.

Mendova se avioni po shpërthente. Mendova se do të vdisja kështu,” shtoi ai. Disa fëmijë të vegjël kishin qenë gjithashtu në bord, në rrugën e tyre për në një ngjarje sportive të fundjavës. Nëna e njërit prej studentëve i tha Yonhap: “Fëmijët po dridheshin, qanin dhe ishin të frikësuar“.

Policia tha se i dyshuari deri më tani nuk kishte dhënë ndonjë shpjegim për veprimet e tij dhe as nuk ishte i dehur në momentin e arrestimit. “Është e vështirë të bësh një bisedë normale me të”, tha një zyrtar. “Do të hetojmë motivin e krimit dhe do t’a ndëshkojmë”.

Previous articleTrafikantët e klandestinëve në Morinë, Policia e Kosovës: U gjuajt nga 50 metra largësi, një i shpallur në kërkim me precedent penal
Next articleForcat ruse sulmojnë një spital në Dnipro, Zelenskyy: Një i vdekur dhe 15 të plagosur