Home Kronika PAMJET- Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, rëndë drejtuesi

PAMJET- Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, rëndë drejtuesi

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, nga i cili ka mbetur i dëmtuar një qytetar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Babrroit” dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka përplasur një motor, ndaj si pasojë e impaktit drejtuesi i mjetit ka përfunduar në tokë. Duke marrë kështu dëmtime të rënda në kokë dhe në trup.

PAMJET- Aksident në Tiranë, makina përplas motorin,

Pamje nga aksidenti

Pak minuta pas aksidenti në vendin e ngjarjes mbërriti autoambulanca dhe e dërgoi të aksidentuarin në spital, i cili tashmë është nën kujdesin e mjekëve. Por nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen e tij. Ndërsa në vend ndodhet Policia, e cila ka marrë në pyetje paraprakisht drejtuesin e makinës.

Previous articleSi u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete, ja rregullat që janë shkelur në marrëveshjen e fshehtë të qeverisë me arabët
Next articleVIDEO/ Erërat e forta shkatërrojnë skenën e festivalit në Spanjë, një i vdekur dhe 40 të plagosur