Home Bota PAMJE +18/ Viktima të shtrira në tokë me pellgje gjaku, çfarë mbeti...

PAMJE +18/ Viktima të shtrira në tokë me pellgje gjaku, çfarë mbeti pas nga masakra në Teksas

Këto pamje të rënda tregojnë emigrantët e vdekur, të cilët janë përplasur nga një makinë në Teksas.

Tragjedia ka ndodhur në qytetin kufitar të Brownsville, Teksas, ku tetë persona humbën jetën më 7 maj, pasi u përplasën nga një automjet teksa prisnin në një stacion autobusi përpara një strehe emigrantësh.

Autoritetet në Brownsville, Teksas, thonë se ata morën një telefonatë rreth orës 8:30 të mëngjesit, në lidhje me një mjet Land Rover që goditi disa njerëz që prisnin në një stacion autobusi.

Autoritetet thonë se deri më tani nuk dihet nëse përplasja ka qenë e qëllimshme. Shtatë persona u gjetën të vdekur në vendngjarje dhe 10 u dërguan në spitale, tha zëdhënësi i policisë në Brownsville, Martin Sandoval për “CNN”. Më vonë të dielën, një tjetër humbi jetën nga plagët e rënda, tha Sandoval.

Sandoval tha se disa emigrantë ishin midis viktimave dhe se Patrulla Kufitare po punon për të konfirmuar identitetin e viktimave. FBI po ndihmon gjithashtu me hetimin.

Sakaq, drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmë mjekësore dhe është arrestuar për një drejtim të pakujdesshëm. “Me shumë gjasa” do të shtohen akuza të tjera, sipas Sandoval.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi tragjedinë, nuk ka bashkëpunuar me autoritetet. Ai u ka dhënë autoriteteve disa emra dhe policisë i është dashur të marrë shenjat e gishtave, me shpresën për të gjetur identitetin e tij, diçka që kërkon më shumë kohë, tha Sandoval.

Autoritetet janë ende duke hetuar nëse incidenti ishte i qëllimshëm apo aksidental. Ai tha se dëshmitarët përshkruan se kishin parë shoferin duke u ngjitur në trotuar, dhe duke përplasur një grup njerëzish që prisnin në stacionin e autobusit.

 

Previous article“Politika efikase për përfshirjen e grave”, Meta në krah të kandidateve për këshilltare në Shkodër: Do jenë promotore të çdo politike që fuqizon familjen
Next articleNëse ende nuk keni gjetur dashurinë e jetës, mos u frikësoni! Çfarë pritet të ndodhë me tri shenja