Home LifeStyle Pamela Anderson pozon sërish si “Baywatch” pas 30 vitesh

Pamela Anderson pozon sërish si “Baywatch” pas 30 vitesh

Pamela Anderson veshi sërish kostumin e kuq të Baywatch pas 30 vitesh. Aktorja zgjodhi këtë mënyrë për të hedhur në treg koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës në Instagram, duke e bërë publikun nostalgjik për vitet ’90.

Linja do të quhet ‘Frankie Bikinis’ dhe do të publikohet më 4 maj.

“Kam veshur rroba banje gjatë gjithë kohës, kam provuar gjithçka. Kështu që unë jam shumë e ditur kur bëhet fjalë për rrobat e banjës,”- tha Pamela Anderson për Vogue.

Aktorja ka ndarë një foto me miqtë e saj online në llogarinë personale në Instagram. Edhe pse ishte roli që përfundimisht e bëri të njohur në botë dhe e shpalli atë si “aktorja femër më seksi”, Pamela Anderson fillimisht nuk donte të luante CJ. Ajo ka treguat se i ka thënë “jo” 11 herë këtij roli. Arsyeja në fakt ishte se seti i xhirimit ishte… larg shtëpisë së saj.

Previous articleNë Britani bëjnë thirrje për rikthimin e maskave: Varianti i ri i koronavirusit superinfektues
Next articleIsh-dhëndri u dogji banesën, 14-vjeçari: Gjyshen tentuan ta mbysnin në shtrat, mua më janë djegur këmbët