Kryeministri Edi Rama ka nxjerr detaje nga pakoja e madhe e ndihmës për fundvitin. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se këtë fundvit do të jepen 20 mije lekë të reja për ushtarët bazë dhe për nënoficerët.
Postimi i Plotë:
20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe do u shpërndahen ushtarëve bazë e nënoficerëve që pavarësisht rritjes së konsiderueshme të pagave këtë vit për gjithë ushtarakët tanë, janë ata që paguhen më pak se sa të tjerët në Forcat e Armatosura dhe kështu do të ndihmojnë familjet e tyre me zerimin e impaktit të inflacionit të luftës në këtë periudhë të vështirë për të gjithë