Home Bota Pakistani dhe India bisedojnë për kufirin

Pakistani dhe India bisedojnë për kufirin

pakistani  Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit dhe Indisë pritet që sot të takohen për të diskutuar për sulmet ndërkufitare të ditëve të fundit.

Zyrtarët nga të dy palët thanë se ky takim është pjesë e hapave të jashtëzakonshëm për parandalimin e përleshjeve të reja, që mund të çojnë drejt luftës.

Pakistani ka thënë se dy ushtarë të tij janë vrarë gjatë zjarrit ndërkufitar.

India ka thënë se dy ushtarë të saj janë vrarë nga trupat e Pakistanit në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Previous articleSkandali i pasaportave: Ambasada e SHBA-së e pranon se ka lobuar
Next articleLouise Redknapp bën pë vete meshkujt e femrat