Home Bota Pakistan tërmeti – Ushtria në ndihmë viktimave

Pakistan tërmeti – Ushtria në ndihmë viktimave

largea_termeti1366180666Pakistani ka dërguar trupat e veta të sigurisë për të ndihmuar viktimat e tërmetit masiv që vrau të paktën 34 njerëz

Forcat ushtarake kanë vënë në përdorim helikopterë për të ndihmuar ekipet mjekësore dhe dërguar ndihmë në ushqime në zonat e prekura nga tërmeti.

Epiqendra e tërmetit 7.8 ballë ishte në jug-lindje të Iranit, por të gjitha fatalitetet janë raportuar në Pakistanin fqinj, gjegjësisht në krahinën Balohistan.

Dridhjet thuhet se kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në Iran ndërkaq raportohet për të paktën 27 të lënduar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpreh keqardhje për dëmet, dhe kanë ofruar ndihmë si për Pakistanin ashtu edhe Iranin.

Dridhjet nga tërmeti 7.8 ballë të Rihterit, janë hetuar në kryeqytetin indian Nju Delhi dhe në rrokaqiejt e Dubait.

Previous articleRusi, nis gjyqi kundër liderit të protestave anti-Putin
Next articleThaçi: Është koha për marrëveshje paqësore