Home Bota Pakistan: Sulm vdekjeprurës i militantëve kundër ushtrisë

Pakistan: Sulm vdekjeprurës i militantëve kundër ushtrisë

pakistanSë paku 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit dhe afro 11 civilë janë vrarë sot herët në mëngjes, nga sulmi i militantëve në një kamp ushtarak në provincën Khyber Pakhtunkhva.

Zyrtarët e sigurisë thanë se militantët kanë përdorë armatim automatik dhe hedhës granatash gjatë sulmit në bazën në Laki Marvat.

Shefi i policisë lokale, Gul Hameed, i tha Radios Evropa e Lirë, se së paku pesë miliantët janë vrarë gjatë përleshjes 7 orëshe me forcat e sigurisë.

Grupi Tehrik-I Taliban, që është grup i njohur i talibanëve pakistanezë, e ka marrë përgjegjësinë për sulm.

Një zëdhënës i këtij grupi tha se sulmi ishte hakmarrje për vrasjen aktuale të dy komandantëve talibanë, nga sulmi ajror amerikan me aeroplan pa ekuipazh

Previous articleZhbogar: Neni 3 të mos preket, spastrimi i parave kërkon luftë
Next articleThaçi e Daçiç takohen më 22 shkurt