Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca ka komentuar paketën anti-KÇK e cila hyri sot në fuqi.
“Janë 250 subjekte që janë dyshuar si të dyshuar që bëjnë pjesë, të dënuar, ndjekje penale, apo pasuri të pajustifikuara. Policia ka qenë gati, por i mungonin instrumentet për të ndërhyrë për të parandaluar veprat e tjera penale. Policia nga ky moment mund të ndërhyjë për të vepruar dhe për t’u hequr mundësi që të shfrytëzojnë pasuritë për veprimtari të tjera kriminale.
Janë të dënuar dhe kjo i bën subjekt të këtij ligji, dhe nga ky moment ne do të kërkojmë justifikimin e pasurisë, barrën e provës për të justifikuar pasurinë e kanë ata. Po flasim për persona të dënuar, që pasuritë i kanë krijuar nga veprat penale dhe barra e provës iu bie atyre. Do të hetohet familja. Nëse rast se konstatohet se pasuria është kaluar në emër të të tretëve, do të bllokohet”, tha ai për Report Tv.