Home Sport Paguan 1.2 milionë euro, Metz në Francë ‘i jep duart’ Xhuliano Skukës

Paguan 1.2 milionë euro, Metz në Francë ‘i jep duart’ Xhuliano Skukës

Metz në Francë është pranë promovimit në Ligue 1. Në këtë ekip prej pesë muajsh është bën pjesë edhe Xhuliano Skuka. Ish-sulmuesi u largua në janar nga Partizani, me francezët që paguan 1.2 milionë euro. Me vetëm 68 minuta të ndara në 10 paraqitje dhe një gol me rezervat e Metz, Skuka është pranë largimit nga ekipi.

 

 

Trajneri Laszlo Boloni nuk i ka kërkuar shërbimet e shqiptarit prej disa ndeshjeve, teksa nuk bën pjesë në listën e të dëmtuarve. “Socios-Metz” bën me dije se shqiptari do bëjë gati “valixhet” në verë, duke mos u konsideruar në ekip. Duket se forma fizike dhe kalimi nga Superliga në Francë ka bërë që sulmuesi i Kombëtares mos përshtatet si duhet me ekipin e ri.

Previous articleVrau dhe copëtoi trupin e bashkëshortit, dënohet me 14 vite burg shqiptarja në Itali
Next articleDyfishohet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri, sektorët kryesore fasoneria e peshkimi