Home Kosova “Pagesën e ke bërë në 1999”/ Gjesti i veçantë i mjekut të...

“Pagesën e ke bërë në 1999”/ Gjesti i veçantë i mjekut të njohur për veteranët e luftës së UÇK: Shërbimin mjekësor e keni falas

“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”. Kjo është fatura që një mjek në Kosova ka për të gjithë ish anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetarani Xhevdet Qeriqi, në një shënim në rrjetet sociale, ka zbuluar se si mjeku Burim Jashari nuk pranoi asnjë pagesë për të.

Pasi ka kryer shërbimet mjekësore në fund klinika private nuk ka vendosur një shumë në faturë, duke specifikuar se pagesa është bërë në vitin 1999, në kohën kur Qeriqi luftonte kundër serbëve për lirinë e Kosovës.

Previous articleEurostat: Ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës, kushtojnë njësoj si në BE
Next articleMarrëveshja në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: Kjo është rruga e duhur