Home Kosova Osmani: Dorëheqja e policëve serb, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

Osmani: Dorëheqja e policëve serb, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës. Osmani shkruan se dorëheqja e tyre është rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.

“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit. Do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Previous articleKrifca: Eksportet bujqësore rritje me 20 % në korrik
Next article“Do shkaktojë dëme kolosale dhe kaos”, shkencëtarët të shqetësuar për një stuhi diellore! Mund të ndodhë së shpejti!