Home Kosova ​Osmani: 24 vjet që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë

​Osmani: 24 vjet që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 24-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë, në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë fjalimin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, të mbajtur natën e 24 marsit të vitit 1999, pak kohë pas nisjes së fushatës së bombardimeve.

“24 vjet që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë. Faleminderit përjetësisht”, ka shkruar Osmani.

Në këtë përvjetor presidentja ka shkuar edhe në Twitter.

“24 vjet më parë sot, aleatët tanë të NATO-s u mblodhën për t’i dhënë fund brutalitetit të një regjimi gjenocidal. Ndërhyrja shpëtoi miliona jetë, por gjithashtu hapi rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme, më të begatë dhe paqësore për popullin e Kosovës dhe rajonit. Jemi përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Osmani. /KosovaPress/

Previous articleThellohet kriza e transportit publik/ Shoqata letër Bashkisë: Aboneja e studentit po na…
Next articleManastirliu: 240 milionë lekë për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale