Home Slideri OSHEE Durrës rritje e të ardhurave dhe ulje të humbjeve në 7...

OSHEE Durrës rritje e të ardhurave dhe ulje të humbjeve në 7 mujorin e parë të 2016-tës.

20160525_134818Nga Jona Doko

Sezoni i verës ka patur intensitet të lartë punë, për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Rajonin e Durrësit. Nisur nga rikonstruksionet që vijojnë ende në terren, me qëllim pasijen me kabllo 20 kë për të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij. Natyrisht, punimet në pikun e lëvizjeve të mjeteve dhe njerëzve,  në një prej qendrave më të rëndësishme turistike të vendit, ka krijuar dhe kaos dhe anomali në qarkullimin normal, kryesisht brenda vijës së verdhët të qytetit, por kjo nuk i ka ndalur punonjësit të vijojnë punën, në shërbim të rritjes së cilësisë së shërbimit për operatorët durrsak. Drejtuesi i OSHEE për Rajonin e Durrësit, Plator Mehmeti, ka bërë të ditur  për gazetën “Bulevard” se  “Gjatë  sezonit veror  Drejtoria Rajonale OSHEE Durrës,   mori masat për përballimin me sukses të  likujdimit të avarive në kohe sa më të shkurtër. Gatishmëria ishte maksimale nga ana jonë,  duke vendosur në efiçencë automjetet, burimet njerëzore,  sipas grafikut,  ku vlen  të theksojmë edhe vënien në dispozicion të  turnit të tretë  si dhe tërë bazën materiale të nevojshëm për përballimin me sukses të këtij sezoni”. Më tej, Mehmeti, ka theksuar  se puna e realizuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukrës së furnizimit me energji elektrike për abonentët është një ndër pikat më të rëndësishme të punës së përditshme të këtij institucioni, jo vetëm në sezon, por përgjatë gjithë vitit. Natyrisht, investimet vijnë si rezultat i rritjes së të ardhurave që OSHEE arkëton aktualisht , si rezultat i shmangies së humbejve në rrjet, gjë që e tregojnë shifrat e të ardhurave, por edhe numri në rritje i personave të cilët arrestohen nga uniformat blu, për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga OSHEE Durrës, për shtatë mujorin e parë të  2015-të, është blerë 500,000,607 këh energji elketrike, ndërsa për periudhen Janar-korrik të 2016-ës, është blerë 478,047,869 këh, pra një diferencë prej rreth 21,952,737 këh më pak. Sipas, Mehmetit, “Puna e bërë nga ana e OSHEE Durrës  ka influencuar në uljen e humbjeve në masën 3.01%. Kjo sasi prej 21,952,737 këh është energjia e blerë për një muaj nga Nst /Shkozet me 55,508 abonentë.  Masat e marra për likujdimin e avarive të mundshme në rrjetin elektrik shpërndarës të OSHEE-së në Drejtorinë Rajonale Durrës janë konkretisht, vendosja e grupeve të gatishmërisë pranë fidrave të rëndësishëm, që furnizojnë hidrovorët, spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë në zonat bregdetare. Gjithashtu,  kemi bërë të mundur vendosjen e personelit përforcues(pranë rrjetit dhe kabinave), me qëllim kthimin e menjëhershëm në gatishmeri teknike, në rast avarie. Natyrisht, rëndësi e veçantë i është kushtuar funksionimit të ekipeve të terrenit, mbajtjes së bazës materiale të emergjencës, pranë çdo njësie si dhe bashkërendimin e kërkesave me Drejtoritë e Shërbimeve Mbështetëse dhe të Logjistikës së OSHEE, me qëllim garantimin e avarive dhe furnizimin me energji elektrike për abonentët. Natyrisht, edhe pse ka përfunduar me sukses sezoni veror, kjo sdo të thotë se puna jonë ndalet këtu. Po bëjmë të mundur rritjen e infrastrukturës së furnizimit me energji elektrike, me një transformim rrënjësor, duke hequr nga përdorimi gjithë apraturat e vjetëruara dhe të dëmtuara dhe duke i zëvendësuar ato me rrjet të ri, për Durrësin dhe më gjerë. “, ka përfunduar intervistën, Plator Mehmeti Drejtor i OSHEE për Rajonin e Durrësit.

Arrestimet për vjedhjen e energjisë vazhdojnë nga policia e Durrësit

Katër persona janë arrestuar vetëm në javën e fundit në Durrës për veprën penale të “Vjedhjes së Energjisë elektrike”, parashikuar në nenin 137 të Kodit Penal. Uniformat blu kanë bërë të ditur se në pranga kanë rënë B. Corumi, 48 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen nr.2 nga punëonjësit e OSHEE u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjithashtu, janë arrestuar, R.Ymaj, 49 vjeç, Xh. Shatro, 41 vjeç dhe I. Janko 33 vjeç, të tre banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga ana e punonjësve të OSHEE janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë në lokalet që personat e mësipërm administronin.