Home Bota OSBE-së i kërkohet rol më i madh në Ukrainë

OSBE-së i kërkohet rol më i madh në Ukrainë

largea_5913a022-761f-4b4b-9ecc-a44f0cc6a3d2_cx0_cy9_cw0_mw1024_s_n_r11425364145Liderët e Rusisë, Gjermanisë dhe Grancës janë pajtuar që t’i kërkojnë OSBE-së, ndihmë në implementimin e marrëeveshjes së armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Francois Hollande, kanë biseduar me telefon më 2 mars për këtë punë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, ata janë pajtuar që OSBE të luaj rol më të madh si vëzhgues në marrëveshjen e dytë të arritur në Misnk dhe largimin e armatimit të rëndë nga linja e frontit.

Ata i kanë dërguar kërkesë OSBE-së që të publikojnë një raport ditor për zhvillimet aktuale.

Më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerri i ka thënë ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se Moska dhe separatistët pro rusë në Ukrainë duhet ta implementojnë marrëveshjen e armëpushimit apo ndryshe Moska do të përballet me sanksione të reja ekonomike.