Home Rajoni Opozita reagon menjëherë pas lajmit se Vuçiç shtrohet me urgjencë në spital...

Opozita reagon menjëherë pas lajmit se Vuçiç shtrohet me urgjencë në spital (FOTO)

Opozita serbe po përhap me shpejtësi lajmin se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shtruar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Përveç këtij lajmi, opozitarët kanë filluar t’i urojnë atij edhe vdekjen. Po, e lexuat mirë! Dragan Vidakoviç, kreu lëvizjes opozitare Serbi-Guerrilla, ka shkruar në Twitter se ka dëgjuar se Vuçiç është në spital dhe se shpreson se “Zoti do na shikojë”.

“Sapo mora një telefonatë nga VMA, presidentin e sollën me urgjencë. Hera e dytë në 20 ditët e fundit. Këtu e lus Zotin të na shikojë”, shkruan ai.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga presidenca dhe nuk dihet nëse lajmi për dërgimin e Vuçiçit është i vërtetë apo jo.

Previous articleShtypi italian i pamëshirshëm ndaj Allegrit dhe Juves
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 28 prill 2023