Home Politike Operacioni i SPAK, DEA dhe policisë malazeze në Fier zbuloi thasët që...

Operacioni i SPAK, DEA dhe policisë malazeze në Fier zbuloi thasët që dyshohet se kanë drogë, ish-ministri Lleshaj: Lajm shumë i mirë, goditje esenciale

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “FrontLine” në News24, komentoi operacionin e zhvilluar në Fratall të Fierit, ku dyshohet se në dhjetëra thasë me pleh kimi, është fshehur drogë e ardhur nga Kolumbia.

Ai e cilësoi këtë operacion në bashkëpunim me SPAK, DEA dhe policia malazeze, si një goditje esenciale dhe si një lajm të mirë.

“Mua më duket një lajm shumë i mirë ky që sapo pash, por duket një lajm i mirë për faktin se kemi të bëjmë me një operacion të mirëfilltë. Operacionet që zgjasin në kohë dhe shoqërohen disa persona, kemi të bëjmë me një lajm të mirë ndërsa për aksione individuale, nuk meritojnë vëmendje sepse nuk sjellin ndryshim. Një goditje ne tillë do të thotë një goditje esenciale. Të gjithë ata që e kanë mundësuar, është për tu përgëzuar. Por porta kryesore të kokainës në Europë nuk është Shqipëria”, u shpreh ai.

Previous articleËndrra e çdo vajze, ja 10 këshilla si të ruani fytyrën nga plakja
Next articleLuan Baçi si Berisha: Basha përmes kunatit të tij është i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit