Home Aktualitet Olldashi mashtron qytetarët. U premton 24 orë ujë, u jep 30 minuta

Olldashi mashtron qytetarët. U premton 24 orë ujë, u jep 30 minuta

olldashiPërkeqësojnë furnizimit me ujë në zonën turistike. Durrësi, linjë të re për ujin e pishëm

Nga Xhevo Gradica / Ministri Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi ka shtyrë edhe për një vit tjetër furnizimin me ujë të pishëm pa ndërprerje e zonës turistike në Durrës. Në mesin e vitit të lënë pas vet Olldashi pati deklaruar se Plazhi Durrësit dhe Shkëmbi Kavajës në muajin korrik do të kenë ujë pa ndërperje, ndërsa gjërat tani janë krejt ndryshe. Gjatë kqyrjes së punimeve për shtrirjen e rrjetit të ujit të pishëm në Plepa, zonë periferike e qytetit të Durrësit, ministri Olldashi ka bërë të qartë se plazhi turistik bregdetar nga Plepat deri tek Përroi Agait ka të përfunduar investimin. Në deklarimet e tij për median ai ka thënë se në këtë segment shumë të rëndësishëm për popullatën dhe pushuesit në sezonin e verës janë shtrirë 35 km tubacion. “Përgjatë kësaj zone ka 4 mijë familje rezidente dhe në verë popullata këtu 3-fishohet. Me përfundimin e investimit bizneset, apartamentet, hotelet dhe të gjitha pikat rezidenciale do të kenë ujë 24 orë”,-u shpreh Olldashi. Por vetëm 6 muaj më parë është pohuar zyrtarisht se e gjithë zona tek Shkëmbi Kavajës merr ujë pa ndërprerje në 24 orë, gjë që është pasuar me reagime nga specialistë e teknikë të ujit të cilët e njohin gjendjen nga afër. Fondet për investimin Përroi Agait-Plepa është fond i ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve Durrës. Olldashi ka bërë të qartë se për të dërguar ujë të pishëm në këtë pjesë të Kavajës e Durrësit është përdorë burimi Manskurisë. Më tej ministri ka shfrytëzuar këtë ditë për të bërë pjesën e aktivitetit politik në kuadër të afrimit të zgjedhjeve të përgjitshhme parlamentare. Ai ka kujtuar se për ujin e pishëm janë bërë investime e zbatuar projekte, një pjesë e të cilave në fazën e realizimit, në Durrës, periferi e komuna dhe bashkitë Manëz, Rrashbull, Shkallnur, Xhafzotaj, në lagjen 14, Kënetë, Shkozet etj. “ Gradualisht po punojmë t’i afrohemi qendrës së qytetit për të shkuar drejt furnizimit të qytetit me 24 orë ujë pa ndërprerje”,-ka thënë ministri Sokol Olldashi. Sipas tij, të gjitha investimet në zona periferike të Durrësit çojnë drejt standartit për 24 orë ujë. Më pas ai ka sqaruar se burimet e ujit si Manskuria e Fushë-Kuqe janë të largëta. Një deklarim i tillë është përcjellë me shtrimin për herë të parë të një mundëesie të re që ka të bëjë me gjetjen e një hapsire të re alternative për furnizimin e qytetit të Durrësit dhe vijës bregdetare Currila-Ura Dajlanit-Plepa-Përroi Agait me ujë.

Linjë e re për Durrësin

Durrësi do të ketë linjë të re dhe më vete për furnizimin e qytetit me ujë të pishëm. Deklarimet lidhur me këtë variant janë lëshuar nga ministri Sokol Olldashi i cili nuk ka dhënë shumë detaje për këtë projekt. Saktësisht janë dy projekte të tjera shumë të rëndësishme të cilët pritet që të bëhen efektive në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Njëri prej tyre lidhet drejtpërdrejtë me interesat e qytetit banorët dhe bizneset e të cilit e ndiejnë prje vitesh etjen për shkak të orarit shumë të reduktuar të furnizimit me ujë të pishëm. Bëhet fjalë për projektin e Bankës Botërore me vlerën 76 milion dollarë. Linja e re për në qytetin e Durrësit do të përshkojë gjatësinë nga fusha ujëmbajtëse e lumit Mat drejt Durrësit. Kjo linjë parashikohet të jetë vetëm për qytetin e Durrësit në ndyrshim nga si deri më tani. Qyteti dhe pjesë të tjera të tij marrin ujë nga i njëjti tub që vjen nga Fushë Kuqes drejt Durrësit. Për shkak se tubacioni kryesor 700 mm është ndërprerë në shumë pika në mënyrë abuzive, qyteti merr fare pak unë në një kohë që një sasi e konsideruar e ujit humbet dhe firon gjatë rrugës. Autoritet e palës shqiptare kanë nisur të diskutojnë lidhur me termat me Bankën Botërore që do të jenë më pas në vëmendje të marrëveshjes së kredisë. Kanë qenë disa variante të diskutuara lidhur me furnizimin me ujë të pishëm me anë të një linje të veçantë për qytetin e Durrësit. Njëri prej tyre ka qenë edhe shtrimi tubacioneve enkas nga Fushë Kuqe në Durrës, variant i cili u la në harresë ashtu si dhe ai nga Manskuria apo Tiranës për në qytetin bregdetar. Projekti i dytë i rëndësishëm dhe me shumë interes është ai i linjës së kanalizimeve të ujrave të zeza të qytetit që çon ujrat në impiantin e Shën Vlashit, infrastrukturë e përfunduar tashmë. Ministri Olldashi ka theksuar se në shkurt përfundon edhe loti tjetër që është me fondet e Komisionit Evropian dhe që mbyll zonën e Plazhit. Sipas tij në verën e vitit 2013 plazhi Ura Dajlanit-Plepa-Shkëmbi Kavajës-Golem dhe Durrësi nuk do të derdhin më ujra të zeza në det.Deklarimet për ujë të pishëm 24 orë në 24 orë në vijën bregdetare të Durrësit nga ana e qeverisë dhe enkas nga ministri Sokol Olldashi kanë rezultuar mashtrime. Ka më shumë se 2-3 vite që herë kryeministri Berisha dhe herë ministrat e kabinetit të tij, mes tyre edhe Olldashi, deklarojnë publikisht që në zonën e Golemit, Malit të Robit, Shkëmbi Kavajës dhe në një unazë me hapsirë të madhe në Plazh popullata dhe subjeket e ndryshme rezidenciale e të shërbimeve marrin ujë pa ndërprerje. Ndërsa vazdhojnë polemikat në disnancë mes palës së Olldashit që manipulojnë opinionin me deklarime të pavërteta dhe pjesës tjetër të inxhinierëve që mendojnë të afrojnë zgjidhje sa më të shpejtë dhe afatgjatë për zonën turistike, situata në terren vjen e keqësohet. Ujësjellësi me investimet që ka bërë jo vetëm që nuk ka dhënë zgjidhje për asnjë lloj segmenti në qytet apo në zonën turistike bregdetare, por as nuk ka shpresa në të ardhmen se gjendja do të ndryshojë. Së paku të këtij mendimi janë një pjesë e specialistëve të cilët e njohin mirë funksionimin e shoqërisë së ujësjellësit në Durrës. Në plazh shoqëria e ujësjellësit, e përfshirë në një krizë shumë të rëndë për shkak të borxhit që ka shkuar në 8 milion dollarë në pesë vite, ka prishur të gjithë sistemin e furnizimit të lagjes 13. Janë shpenzuar më shumë se 1.2 milion dollarë vetëm për këtë projekt, ndërkohë që pasi ka dhënë zgjidhje në furnizimin e një bolloku shumë të vogël, ka prishur tërë grafikun duke lënë pa ujë pjesën më të madhe të lagjes me 10 mijë-15 mijë banorë. Bëhet fjalë për investimin që është bërë pranë kompleksit “Kasa”, investim që u ka dhënë ujë 6-8 orë në 24 orë disa banesa e lokaleve, ndërkohë që pjesën dërmuese e ka lënë vetëm me 30 minuta dhe shpesh herë furnizimi ndodh pa grafik një herë në dy ditë. Vet qyteti Durrësit merr jo më shumë se 25-30 minuta ujë në 24 orë edhe pse ndërmarrja deklaron se ka bërë shumë ndërhyrje me projekte për të rehabilituar rrjetin ekzistues. Jo më optimiste ka qenë gjendja e ujit të pishëm në Currila, Shkozet, Porto Romano, Kënetë dhe në zona të tjera të rrethit të Durrësit. Madje ka edhe specialistë të cilët shkojnë deri atje saqë pohojnë se investimet ujësjellësi nuk po i realizon për të përmirësuar grafikun dhe cilësinë e ujit të pishëm, por për të kënaqur interesat dhe për t’u dhënë para personave që janë të lidhur me pushtetin. Çështja e kalimit të ndërmarrjes së ujësjellësit nën administrimin e bashkisë së Durrësit ka mbetur pezull. Shkak është bërë manipulimi që ka bërë vet ministri Sokol Olldashi dhe drejtori ujësjellësit Doklead Ademi me shifrat e investimeve dhe gjendjen e rentabilitetit të shoqërisë. Ujësjellësi është në një krizë shumë të thellë pasi veç nivelit të ulët të arkëtimit krahasur me faturimet shpesh herë fiktive dhe ndëshkuese, vihet re keqpërdorimi fondeve. KLSH në kontrollet e ushtruara ka gjetur një sërë shkeljesh. Rritja e çmimit të ujit nuk ka dhënë asnjë sinjal pozitiv, në një kohë që borxhi ndërmarrjes sa vjen e thellohet.
;

Previous articlePo ikën pushteti apo po ikën shteti
Next articleFT: Personat e qendrës në SHBA i japin rast Evropës