Ish z/Kryeministri dhe Ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa, ish deputet i Durresit qe u shkeput nga Berisha dhe formoi nje parti tjeter ka fajësuar ish-kreun e PD Lulzim Basha për situatën e vështirë në të cilën gjendet kjo parti sot.
Në emisionin Barometri në Euronews Albania, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit që vendosi të mos ia japë vulën e partisë PD-së së drejtuar nga Berisha, Oketa u shpreh i bindur se ky i fundit do ta gjejë një zgjidhje për t’u futur në zgjedhje.
Para dhjete vitesh ja se cfare deklaronte:
Me 24 mars 2013, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, u shpreh dje se Kryeministri Berisha bën premtime boshe ndërkohë që kishte tetë vjet kohë për t’i mbajtur ato.
Gjatë një takimi në Delvinë me bazën e kësaj partie, duke u ndalur edhe te festimet e 22 marsit në Tiranë, Oketa tha: “Njëlloj si për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, Kryeministri tregoi edhe një herë se nuk i intereson t’i bashkojë shqiptarët, por me qëllimin për të forcuar pushtetin e vet, bën çmos t’i përçajë ata. Ai bën premtime boshe duke e ditur shumë mirë se kishte 8 vjet në dispozicion për t’i mbajtur ato. Kryeministri kërkon mandat tjetër që t’u tregojë edhe një herë shqiptarëve se sa i aftë është për të mos mbajtur premtimet”. Sipas tij, “synimi i FRD-së është të japë kontributin e saj për t’i kthyer politikës moralin e munguar. Në programin e saj ajo ka përfshirë pika të rëndësishme për qeverisjen e vendit, zhvillimin ekonomik që synon jo premtime të kota, por miradministrimin e buxhetit, si dhe një çështje shumë të rëndësishme, siç është ajo e pronës private, pasi nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa zgjidhjen e saj”.