Home Bota OKB jep alarmin: 5,5 milionë njerëz do të vuajnë nga uria si...

OKB jep alarmin: 5,5 milionë njerëz do të vuajnë nga uria si pasojë e përmbytjeve

Foto ilustrimi

Përmbytjet shkatërruese që kanë goditur Sudanin e Jugut, pas një periudhe thatësire, mund të shkaktojë një uri në disa rajone të vendit në muajt e ardhshëm, paralajmëroi sot Programi Ushqimor Botëror (PAM).

“Rreth një milionë persona janë prekur nga efektet e përmbytjeve që kanë prekur qytete të tëra duke rënduar situatën humanitare, tashmë katastrofike pas gjashtë viteve të një lufte civile”, sipas agjencisë së OKB-së.

“Rreth 5,5 milionë sudano-jugor mund të vuajnë nga uria në fillim të vitit 2020, një periudhë kur popullsia fillon të përfitojë të korrat e muajve të mëparshëm”, sipas Programit Ushqimor Botëror të Kombeve të Bashkuara.

Previous articleVIDEO/Plas sherri në mes të emisionit, dy moderatoret shqiptare zihen keq në sy të të ftuarës
Next articleZbulohen 3 “skifterët” e Kamzës, dokumentohen 10 vjedhje në një vit