Home Aktualitet Oficeri i policisë gjyqësore i infektuar me Covid-19/ Gjithë prokuroria e Shkodrës...

Oficeri i policisë gjyqësore i infektuar me Covid-19/ Gjithë prokuroria e Shkodrës në karantinë

Një oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë Shkodër ka rezultuar pozitiv në testin ndaj koronavirus.

Pas konfirmimit të tij me koronavirus, të gjithë punonjësit e prokurorisë së Shkodrës janë njoftuar që të vetëkarantinohen.

Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte i vetëkarantinuar prej 10 ditësh dhe aktualisht ai po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët, ndërsa është duke u bërë hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet e tij.

Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretaret e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e urgjente duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.

SOURCEBulevard News
Previous articleEtika në krizën e koronavirusit: Kush do trajtuar i pari?
Next articleDalin nga shtëpia për deklaratë para Teatrit, shoqërohen në polici Robert Budina dhe arkitekti Merzhani