Home Sport Oferta e re për rinovimin, si Milani po tenton të blindojë Leaon

Oferta e re për rinovimin, si Milani po tenton të blindojë Leaon

Milani po bën gjithçka që të rinovojë kontratën me sulmuesin portugez, Rafael Leao.

Ai është në marrëveshje me kuqezinjtë deri në qershor 2024. Palët i kanë nisur bisedimet prej kohësh për të zgjatur bashkëpunimin.

“Gazzetta Dello Sport” shkruan së fundmi se kampionët e Italisë kanë gati propozimin e ti për Leaon, pas kalimit në çerekfinalet e Champions League.

Për sulmuesin,  MVP i sezonit të shkuar në Serie A, është gati një kontratë 5-vjeçare,. Prej saj do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon (1.3 mln euro përfiton aktualisht), plus bonuse të përfshira që varen nga paraqitjet e Leaos.

Milani gjithashtu i ofron portugezit edhe 2 milionë euro bonus nënshkrimi.

Pjesa që kërkon zgjidhje është borxhi që futbollisti i ka Sporting, prej gjyqit të humbur pas kalimit te Lille.

Previous articleAksidenti tragjik në Sauk/ Shefi i trafikut të Tiranës: Ja pse 20-vjeçarit nuk i ishte hequr patenta, pavarësisht 5 shkeljeve të rënda
Next articlePresidenti i Malit të Zi dhe një deputet kërcënohen me vdekje! Ja mesazhet që kanë marrë në rrjete sociale