Home Bota Obama kërkon me ngulm reformat në imigracion

Obama kërkon me ngulm reformat në imigracion

obamaPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Kongresit që të adresojë sa më shpejt statusin e imigracionit të më shumë se 11 milionë banorëve pa dokumente në SHBA.

Obama ka thënë se nëse Kongresi nuk është në gjendje të veprojë në kohën e duhur për ndryshimin e ligjeve të imigracionit, ai do të propozojë legjislacionin e tij dhe do të kërkojë nga ligjvënësit që ta votojnë.

Duke u zotuar për veprim të shpejtë, Obama ka thënë se Uashingtoni duhet të ketë vendosmërinë për t’i dhënë fund kësaj çështjeje.

“Ne u japim studentëve të huaj në Shtetet e Bashkuara të gjitha aftësitë që duhen për të pasur ide për biznes, por më pastaj i kthejmë për të bërë bizneset e tyre në Kinë, Indi, Meksikë apo gjetkë. Kjo nuk është mënyra për të rritur industrinë në Amerikë. Kjo është mënyra për rritjen e indudtrisë te konkurrentët tanë. Andaj, kjo është arsyeja përse kemi nevojë për reforma gjithëpërfshirëse të imigracionit”, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë këto komente në Las Vegas të Nevadas, i cili është njëri nga shtetet me popullsinë më të madhe latine.

Vetëm një ditë më parë, një grup i senatorëve me ndikim, demokratë dhe republikanë, kanë nxjerrë një plan të tyrin, i cili është i ngjashëm me propozimet e Shtëpisë së Bardhë për imigracion, të cilat për herë të parë janë zbuluar në vitin 2011.

Të dyja planet parashohin t’iu ofrojnë imigrantëve të paligjshëm një rrugë të gjatë drejt qëndrimit të përhershëm dhe shtetësisë, duke u kërkuar atyre të paguajnë taksat, të mësojnë anglisht dhe të demonstrojnë familjarizim me kulturën amerikane.

Por, megjithatë, ka disa ndryshime politike, që si duket vështirësojnë votimin. Plani i Senatit ofron një skemë për plotësimin e kushteve të caktuara për shtetësi, ndërsa Obama jo. Për dallim, presidenti trajton çiftet e gjinisë së njëjta si të gjitha të tjerat.

Previous articleJep dorëheqjen kryetarja e Qarkut Durrës, Berisha i rikthen durrskëve Armand Telitin
Next articleDështon votimi, rihapet konkursi për bordin e RTK-së