Home Bota Obama: Do përshpejtojmë transferimin e sigurisë tek forcat afgane

Obama: Do përshpejtojmë transferimin e sigurisë tek forcat afgane

obamaPresidenti Barak Obama tha se trupat amerikane po e përshpejtojnë transferimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane.

Obama e bëri njoftimin të premten, derisa zhvilloi bisedime në Uashington me presidentin afgan Hamid Karzain.

Obama tha se trupat amerikane do të marrin një rol mbështetës për forcat afgane gjatë pranverës së 2013-ës, disa muaj më herët se sa pritej.

Ushtria amerikane fillimisht pritej të fillonte ndryshimin nga roli luftarak në atë mbështetës gjatë verës, para tërheqjes së planifikuar të të gjitha forcave luftarake të huaja deri në fund të vitit 2014.

Obama tha se lufta në Afganistan e ka arritur qëllimin kryesor për të dëmtuar terroristët e Al-Kaedës dhe tha se Afganistani tani ka një shans më të mirë për paqen dhe prosperitetin, sesa para ndërhyrjes së SHBA-së dhe aleatëve, që rrëzuan regjimin e talibanëve në fund të vitit 2001.

Previous articleIvanov para diplomatëve: Sivjet mund të gjendet zgjidhje për emrin
Next articleSytë kafe transmetojnë besim, të kaltrit jo