Home Aktualitet Nxori sekretin e gjermanëve, mbyllen hetimet për Artan Shkëmbin

Nxori sekretin e gjermanëve, mbyllen hetimet për Artan Shkëmbin

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-zv.drejtorin e OFL, Artan Shkëmbin, i cili akuzohet për nxjerre të informacionit të autoriteteve gjermane.

Ndërkohë autoritetet kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

SOURCEBulevard News
Previous articlePërmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë/ Shkon në 105 numri i viktimave, 1300 të zhdukur
Next articlePulla ‘më e shtrenjtë’ në botë shfaqet në Londër: Kushton 7 milion euro dhe është e vetmja në llojin e saj