15-vjeçari Ergys Malja është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Gazetari Elton Qyno shkruan se i mituri ka pranuar të rrëfejë gjithçka që di mbi vrasjen e Endri Mustafës, të cilin dyshohet se nxorri po vetë në pritë, ku dhe u ekzekutua. Tashmë kanë nisur procedurat në mënyrë që Ergys Maljas t’i jepet zyrtarisht statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit.
Ergys Malja rrëfeu se personi që e ka ekzekutuar Endri Mustafën është Ibrahim Lici, i cili tashmë është shpallur në kërkim për krimin e rëndë që tronditi Shkodrën më 17 maj.
Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nu kia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari.