Home Kronika Nxorën listën e pagave të shqiptarëve, Gjykata jep DËNIMIN për 4 zyrtarët...

Nxorën listën e pagave të shqiptarëve, Gjykata jep DËNIMIN për 4 zyrtarët e akuzuar (EMRAT)

Gjykata ka dhënë dënimet për 4 zyrtarët e shtetit shqiptar që u akuzuan se nxorën listën e pagave të shtetasve shqiptarë.

Mësohet se nga 6 vite burg, dënimi u është konvertuar në 12 vite shërbim prove.

Gjykata dënoi me nga 32 muaj shërbim prove Eni Qirjakon, Klodian Sotën e Endri Ikonomin.

Ndërsa me 4 vite shërbim prove u dënua Andi Agaraj, i cili bashkë me 3 të akuzuarit e tjerë përfitoi gjykim të shkurtuar.

Eni Qirjako dhe Andi Agaraj ishin punonjës si ekspertë të IT-së tek Tatimet, ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy përmbaruesit privatë.

Previous article“Është e frikshme e njëkohësisht një shuplakë për të gjithë”/ Kiara Tito del me thirrjen e fortë
Next articleTërheqja e kandidatëve të Alibeajt, Kadilli: Situatë kaotike, pazotësi politike! Morën në qafë edhe mbështetësit