Në bashkinë e Durrësit kur janë numëruar deri më tani 251 nga 342 qendra votimi për këshillat bashkiakë, kryeson Partia Socialiste me 51.22% të votave duke siguruar 29 mandate nga 51 gjithsej. Nga ana tjetër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me 24.44% të votave ka 13 mandate. Partia Demokratike zyrtare ka një përqindje të rëndësishme, duke siguruar 5 mandate ose 9.65% të votave. Ndërkohë Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 6.33% të votave ose 3 mandate. PDIU ka siguruar vetëm 1 mandat me 2.18% të votave.
Në bashkinë e Shijakut kur janë numëruar 29 nga 54 qendra votimi në total, PS ka 15 mandate nga 21 në në këshill bashkiak me 58.99% të votave. Bashkë Fitojmë ka vetëm 3 mandate me 13.46% të votave. Por vihet re edhe një mbështetje e konsiderueshme e PD në Këshilla Bashkiakë, e cila ka marrë 9.55% të votave ose 2 mandate. Ndërsa Partia Agrare Ambientaliste ka siguruar vetëm një mandat me 4.04% të votave.
Në të dyja bashkitë vihet re një ulje e mbështetjes për Bashkë Fitojmë krahasuar me votat që kanë marrë për kandidatët, ndërkohë që PD paraqitet me një përqindje të rëndësishme.
Ndërsa në bashkinë e Krujës nuk ka nisur ende numërimi për këshillat bashkiakë.