Home Bota Nuk shkuan me pushime, Vatikani u dhuron 15 mijë akullore të burgosurve...

Nuk shkuan me pushime, Vatikani u dhuron 15 mijë akullore të burgosurve gjatë verës për t’i ndihmuar të kalojnë vapën

VATIKAN- Papa Françesku u dërgoi 15,000 akullore të burgosurve në Romë për t’i ndihmuar ata të qetësoheshin, pasi kjo ka qenë një nga  verat më të nxehta të regjistruara në Itali. The Guardian shkruan se akulloret u dorëzuan në dy burgjet e Romës-Regina Coeli në qendër të qytetit dhe Rebibbia në periferi-nga almoneri i Vatikanit, Kardinali Konrad Krajeëski.

Në një deklaratë, Vatikani tha se zyra bamirëse e Papës nuk shkoi me pushime këtë verë dhe në vend të kësaj, vullnetarët e Vatikanit e kaluan kohën e tyre duke vazhduar t’i përkushtoheshin, dy prej shtatë veprave të mëshirës: vizitë të burgosurve dhe ngushëllimin e të pikëlluarve.

Në qershor, rreth 20 të burgosur nga burgu Rebibbia u takuan me Papën para se t’i bashkoheshin atij për një vizitë në Muzetë e Vatikanit. Zyra bamirëse e Vatikanit gjithashtu mori grupe të vogla njerëzish të pastrehë, në det ose liqen … për një pasdite relaksi dhe darke në një piceri. Për më tepër, bamirësia ka siguruar teste falas për Covid-19 dhe vaksinime për të pastrehët e Romës dhe ata në varfëri.