Home Politike Nuk regjistroi PD e Alibeajt në zgjedhje, vjen reagimi i menjëhershëm

Nuk regjistroi PD e Alibeajt në zgjedhje, vjen reagimi i menjëhershëm

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar në zgjedhje PD e drejtuar nga Alibeaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Celibashi nuk meriton respekt dhe se ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor.

Sipas tij, kryekomisioneri ka shkelur ligjin për qëllime politike, teksa paralajmëron se ky vendim do të ankimohet në KAS.

“Asnjë njeri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”,-shkruan Bardhi.

Previous articleKompania Meta shkurton 10,000 vende pune të tjera
Next articleIlirjan Celibashi refuzon përfundimisht të regjistrojë PD-në në zgjedhje