Dogana e Kosovës ka marrë vendim për largim nga puna të nëntë zyrtarëve doganor, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal.
Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë pezulluar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.
“Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirësjelljes”, njofton Dogana, transmeton Gazeta Express.