Analisti Andi Bushati u përplas me deputetin Gazment Bardhi në emisionin Now në Euronews Albania, teksa i cilësoi deputetët demokratë të grupimit Alibeaj, ku bën pjesë edhe Bardhi, si njerëz pa identitet politik.
Sipas Bushati, këta deputetë, që kanë ardhur në Kuvend në sajë të një elektorati që i ka votuar, nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë individualisht asnjë nga votat e tyre lidhur me vendit që kanë marrë.
“Nuk mund të fshihen si debila dhe të mos shpjegojnë votën e tyre individualisht, marr këtë vendim se mendoj kështu. Kur institucionet e partisë shpallin një vendim, çdo deputet, që ka një elektorat të vetin, por mos të jenë si këta zarat e Ramës, do thotë një fjalë të tij për këtë, të mos fshihet pas fustanit të Alibeajt”, tha Bushati.