Home Aktualitet Nuk lëshonte kupon tatimor, mbyllet për herë të dytë një ndër klubet...

Nuk lëshonte kupon tatimor, mbyllet për herë të dytë një ndër klubet më të frekuentuara në Tiranë

Anti informaliteti mbyll për herë të dytë një Lolipop, një nga klubet më të frekuentuara në Tiranë, për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor. Pas verifikimeve të kryera inspektorët tatimorë kanë konstatuar se ky klub fshihte fitimet duke kryer evazion fiskal.

Për këtë arsye “Loli Pop” është gjobitur dhe i është bllokuar aktivitetit deri në momentin e shlyerjes së detyrimit.

Ai u mbyll edhe në muajin Tetor, për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor, dhe mbante të punësuar dy persona të pasiguruar. Sipas kodit penal nëse ky biznes do të konstatohet me shkelje, mund të dërgohet në ndjekje penale.

SOURCEBulevard News
Previous articleKosova bojkoton ceremoninë e Nobelit
Next articleEdhe Napoli interesohet për Milot Rashicën