Një laborator ‘Bitcoin’ është zbuluar në kuadër të një operacioni në fshatin Pjesëz të Shijakut në Durrës.
Burime bëjnë me dije se janë gjetur 210 makineri që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
Të njëjtat burime konfirmojnë është arrestuar një person ndërsa identiteti ende nuk dihet.
Sakaq, raportohet se magazina ishte marrë me qira nga disa persona nga Tirana.