Home LifeStyle “Nuk janë edhe aq romantike!” Alban Skënderaj publikon momentet e ‘çmendura’ që...

“Nuk janë edhe aq romantike!” Alban Skënderaj publikon momentet e ‘çmendura’ që partnerja nuk do donte t’i shikonte, zbulon çfarë ndodh në prapaskenat e tij dhe Miriam Canit

Shumëkush mund t’i portretizojë Alban Skënderajn dhe Miriam Canin si një çift shumë romantik dhe të ëmbël. Por, vetë kantautori ka treguar se nuk janë gjithnjë siç duken dhe kaq edhe ata momentet e tyre ‘të çmendura’.

Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar po vjen me një tjetër bashkëpunim dhe këtë periudhë kanë xhiruar videoklipin. E kur nuk kanë bërë me dije ende asnjë datë se kur do lançohet projekti, Albani ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video me prapaskenat.

Teksa xhirojnë skena të ndryshme, Albani shihet tek e tremb Miriamin apo përpiqet ta rrëzojë. “Prapaskenat nuk janë dhe aq romantike“- ka shkruar artisti duke qeshur.

Bashkëpunimi i tyre vjen rreth 5 muaj pas duetit me titull “Zemër përmbi zemër”. Vitet e fundit çifti simpatik nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë duke u fokusuar më shumë te familja dhe bota e biznesit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Duami dhe Ameli.